19-vjeçarja nga Gjilani vuan nga sëmundja skleroze multiple, ka nevojë për ndihmën tuaj

21:35 | 25 Tetor 2022

Familja e 19-vjeçares nga Gjilani, Agnesa Isufit, ka nevojë për ndihmën tuaj.

Kjo pasi që Agnesës i duhet t’i nënshtrohet një trajtimi, të cilin familja nuk ka mundësi ta mbulojë.

Për këtë trajtim, 19-vjeçares nga Gjilani i duhen në total 80 mijë euro.

Ata që kanë mundësi të kontribuojnë, mund ta bëjnë këtë përmes bankës apo babait të Agnesës, Ilir Isufit.

Komento: