Me rastin e përvjetorit të 19 të vdekjës së presidentit historik Ibrahim Rugova, presidenetja Vjosa Osmani ka vizituar familjen e tij.
Osmani ka thënë se nga vizitat e tilla, kuptojmë madhështinë dhe urtësinë me të cilën Ibrahim Rugova ndërtoi vizionin dhe dashurinë ndaj Kosovës.
“Kujtimi për presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova, nuk është vetëm histori, por busulla jonë nacionale. Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, vizitova familjen e tij, në të cilën edhe më shumë e kuptojmë madhështinë dhe urtësinë me të cilën ai ndërtoi vizionin që na frymëzoi ne dhe do t’i fyrmëzojë brezat që vijnë për dashurinë e pakusht ndaj Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë: