Tifozat “Kuq e Zi” festojnë 19 vjetorin e themelimit.
Tifo grupi i madh i Kombëtares Shqiptari, Tifozat “Kuq e Zi” e festojnë sot 19-vjetorin e themelimit të tyre.
Nëpërmjet një postimi, ata falënderuan anëtarët.
“Sot, Tifozat Kuq e Zi mbushin 19 vite nga themelimi me përkulje dhe falënderime çdo anëtari dhe mbështetësi në këtë rrugëtim fisnik, ku qëllimi i vetëm ishte dhe vazhdon të jetë t’i mbledhim rreth vetës të gjithë tifozët shqiptarë dhe unifikim drejt idealit tonë të përbashkët, të trashëguar nga të parët tanë e që asht bashkimi kombëtar. Andaj, ju ftojmë të gjithë ju të na bashkëngjitni në ketë rrugëtim”, thuhej ndër tjera në postimin e tyre.