Në një bankë në Graçanicë, deponohen 656 monedha 2-euroshe false
Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të raportohen me të madhe në Policinë e Kosovës. Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se një rast i tillë është raportuar edhe dje në Graçanicë.
Atje, ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara.
Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Preoc, Graqanicë 23.01.2023 – 11:00. Ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.