2 milionë pelegrinë vërshojnë Mekën, falen në malin e mëshirës

22:38 | 10 Gusht 2019

Sot është dita e Arafatit kur myslimanët nga mbarë bota shkojnë në Mekë për t’u falur në malin Arafat qe njihet ndryshe si mali i mëshirës.

Arafati është vendi ku myslimanët besojnë se profeti Muhamed la amanetet e tij të fundit rreth 14 shekuj më parë, pasi udhëhoqi ndjekësit e tij në pelegrinazh.

Më shumë se 2 milionë myslimanë nisën Haxhin e përvitshëm të premten në temperatura përvëluese. Haxhi është një nga tubimet më të mëdha fetare të përvitshme në botë dhe është po ashtu një nga pesë shtyllat e islamit.

Ai duhet kryer nga të gjithë myslimanët që kanë mundësi, të paktën një herë në jetën e tyre.Përbëhet nga një seri ritesh që kryhen gjatë pesë ditëve në qytetin më të shenjtë të islamit dhe rrethinat e tij në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite.Në Mekë, ndodhet edhe Qabeja, një strukturë kubike që është epiqendra e islamit.

Myslimanët e të gjithë botës, drejtohen nga qabeja kur falen dhe pelegrinët gjatë Haxhit duhet të rrotullohen shtatë herë rreth saj.

Komento: