2 vjet burgim e 21 mijë euro gjobë tre personave për rastin “Brezovica1”

19:57 | 04 Korrik 2024
2-vjet-burgim-e-21-mije-euro-gjobe-tre-personave-per-rastin-“brezovica1”

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.M. dhe H.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë dhe të pandehurit L.V., për shkak të veprës penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurit i shpall fajtor.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, të pandehurit D.M. dhe H.B., u shpall ën fajtor dhe u dënuan me burgim secilin veç e veç në kohëzgjatje prej një viti (1) viti, si dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej 500 euro. Të pandehurve D.M. dhe H.B. i shqiptoi dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, për periudhë kohore prej një (1) viti, duke llogaritur periudhën kohore pas vuajtjes së dënimit si më lartë.Si dhe të pandehurin L.V., u shpall ë fajtor dhe u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti (1) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në afat prej dy (2) vite, nuk do të kryer vepër penale nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzet mijë (20.000) euro”, thuhet n ë njoftim.

Gjithashtu, bëhet të pandehurit D.M. dhe H.B., janë liruar nga akuza, për shkak se nuk është provuar se kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit.

Ndërkohë kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Komento: