20 ligjet që pushteti i miratoi në një seancë që u mbajt natën do të dërgohen në Kushtetuese

18:08 | 09 Dhjetor 2024
20-ligjet-qe-pushteti-i-miratoi-ne-nje-seance-qe-u-mbajt-naten-do-te-dergohen-ne-kushtetuese

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar për seancën parlamentare të zhvilluar të enjten e javës së kaluar, për të cilin tha që e njëjta është karakterizuar me abuzimin dhe shkeljen e procedurës parlamentare,  dhe që ka cenuar edhe rolin, mandatin dhe funksionin e deputetëve, shkruan Gazeta Express.

I njëjti, ka njoftuar se ligjet e miratuara nga kjo seancë, e që janë 20 të tilla, PDK-ja do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Tahiri është shprehur i bindur se procedura e shqyrtimit dhe miratimit të këtyre ligjeve ka qenë kundër-kushtetuese dhe se janë duke punuar që të gjitha parashtrimet e kësaj partie para Gjykatës Kushtetuese, të konfirmohen të bazuara, të drejta dhe mbi të gjitha profesionale.

Postimi i plotë:

Komento: