Rada Trajkoviq, këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e cila u ndalua nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare, ka vazhduar me kritika ndaj presidentit Vuçiq.
Ajo ka raportuar mbi gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht derisa Vuçiqin e ka qajtur “barbari më anti-evropian në Ballkan”.
“Nata po afron. Po bie shi. Është ftohtë. Ende jemi në punktin e Merdares. Asnjë shtetas në rajon nuk zbaton këso tortura mentale ndaj njerëzve që s’kanë mendime të njëjta politike. Ja në diçka ia dole të fitosh Aleksandar Vuçiq: je barbari më i madh antieuropian në tokën e Ballkanit” ka shkruar Trajkoviq në postimin e fundit në Twitter.
Trajkoviq është ndaluar nga policia e Serbisë tash e njëzet orë.