Numri i personave të kanë humbur jetën nga fruthi në Samoa ka shkuar në 20.
Lajmin për shifrën e viktimave e dha qeveria e këtij vendi ishullor, e cila para tetë ditëve e shpalli gjendjen emergjente për shkak të përhapjes së sëmundjes.
Shteti me vetëm 200 mijë banorë, i shtrirë në ujërat e Oqeanit Paqësor, mes Zelandës së Re dhe Havait, e shpalli epideminë e fruthit në fund të tetorit pas shënimit të disa rasteve fatale.
Rastet e dyshuara të fruthit janë dyfishuar gjatë javës që po e lëmë pas dhe ky numër ka shkuar në 1644. Në mesin e personave të ë humbën jetën janë 19 fëmijë nën moshën 5-vjeçare dhe një i rritur.
Stafi i organizatës UNICEF i Kombeve të Bashkuara i ka shpërndarë mbi 110 mijë doza të vaksinave këtë javë për ta luftuar përhapjen e mëtejme të sëmundjes.
Për më tepër, Australia do ta dërgojë në këtë vend të vogël një ekip mjekësh, infermieresh dhe ekspertësh të shëndetit publik.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Australisë, shkruan “The Guardian”.