
6 mjekë e 14 infermierë të infektuar me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës.
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se 35 pacientë janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 nga 54 të hospitalizuar gjithsej në këtë spital.
Në njoftim thuhet se 31 pacientë janë me oksigjeno terapi.
35 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 Pozitiv,8 pacientë presin rezultatet, 9 pacientë do të testohen,2 pacientë janë konfirmuar covid negativ, 31 pacientë me oksigjeno terapi,2 pacientë janë në CPAP maske”, thuhet në raportin 24-orësh të këtij Spitali.
Ndërkohë nga personeli mjekësor në këtë spital pozitiv me koronavirus janë 6 mjekë, 14 infermierë dhe 2 staf mbështetës.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.