20 raste pozitive, koronavirusi ‘pushton’ anesteziologët dhe infermierët e QKUK-së

20:22 | 05 Nëntor 2020

Covidi i ‘pushton’ anesteziologët dhe infermierët e QKUK-së, 20 raste pozitive.

Dhjetë anesteziologë dhe 10 infermierë në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu.

“10 anestesiologë dhe 10 infermierë janë të infektuar. Gjendja e tyre është e mirë, ashtu po na thonë kur po flasim me telefon”, tha Baftiu.

Ndryshe, sot në Kosovë u konfirmuan raste rekord të infektimeve.

Për 24 orë u konfirmuan 661 të infektuar dhe 6 të vdekur nga koronavirusi.

Komento: