
Janë procesuar 19,62% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.
Prijësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetari i saj, Albin Kurti deri tani kur janë numëruar 489 vendvotime prej 2,498 sa janë në total, ka marrë 41,955 Vota.
Ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza deri tani numëron 20,357 Vota.
Në vend të tretë radhitet prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani me 13,578 Vota.
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka aktualisht 7,519 Vota./Gazeta10