“20 vajza të vetlë*nduara, asnjë vizitë apo komunikim”: Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë kritikon Nagavcin

18:38 | 12 October 2024
“20-vajza-te-vetle*nduara,-asnje-vizite-apo-komunikim”:-drejtoresha-e-arsimit-ne-gjakove-kritikon-nagavcin

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë Eranda Kumnova-Baci, ka kritikuar ministren e Arsimit Arbërie Nagavci.

Ajo tha se gjatë kësaj jave nga Ministria e Arsimit nuk kanë marrë asnjë telefonatë, asnjë komunikim apo vizitë, raporton Klankosova.tv.

Reagimi i Kumnova-Bacit vjen pas postimit të Nagavcit në Ditën e vajzave ka shkruar se “Si qeveri dhe Ministri e Arsimit iu kemi në vëmendje si asnjëherë më parë”.

“Ministre e Arsimit, për Ditën e vajzave paske shkruar që: ‘Si Qeveri dhe Ministri e Arsimit iu kemi në vëmendje si asnjëherë më parë’. Në cilën vëmendje ministre? Në vëmendjen tënde duhen të ishin prioritet 20 vajza të vetlënduara nga qyteti yt i lindjes? Në vëmendjen tuaj duhet të ishte një vizitë në Gjakovë, një takim me shkollat, krijimi i një task force, masa të shpejta, takim me drejtorat e drejtorive për Arsim të të gjitha komunave. Kjo duhej të ishte vëmendja juaj për ditën e vajzave. Sepse në tërë këtë javë jo të mirë për shkollat tona, nga Ministria që udhëhiqni ju, nuk kemi marrë asnjë telefonatë, asnjë komunikim dhe asnjë vizitë, kur duhej të ishte temë e përbashkët kjo. Dhe fjalia juaj  ‘Le të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë vajzat tona’ nuk duhej të ishte fare në postimin tuaj, sepse e keni dhënë provimin tuaj për ‘mbështetje’ këtë javën e fundit!”, tha drejtoresha e Arsimit në Gjakovë.

Gjatë kësaj jave tri nxënëse i kanë shkaktuar vetës lëndime në një shkollë të Gjakovës. Kjo ‘sfidë’ ka dalur nga një e ashtuquajtur lojë në Tik-Tok.

Komento: