20 vjeҫari nga Suhareka, humb jetën në vendin e punës, ja si ndodhi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

20 vjeҫari nga Suhareka, humb jetën në vendin e punës, ja si ndodhi

16:39 | 24 Shkurt 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë.

Një ri nga Mushtishti i Suharekës, ka humbur jetën në vendin e punës, gjatë ditës së sotme.

Këtë informacion e kanë konfirmuar zyrtarë nga Policia e Kosovës.

“Rasti ka nodhur në vendin ku ka punuar djali. Fatkeqësisht ka humbur jetën, e këtë e ka konfirmuar edhe prindi i të ndjerit”, thanë nga Policia për Gazetën Express.

Ndryshe, në viitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë.

Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.

Komento: