20 vjeçari që pësoi rëndë nga shpërthimi pati ndërhyrje kirurgjike, tani në mjekim intensiv qendror

11:08 | 06 Shkurt 2025
20-vjecari-qe-pesoi-rende-nga-shperthimi-pati-nderhyrje-kirurgjike,-tani-ne-mjekim-intensiv-qendror

20 vjeçari nga Gjakova ka pësuar lëndime të rënda trupi si pasojë e shpërthimit që dyshohet të jetë aksidental i një zolle në shtëpinë e tij.

Rreth gjendjes së tij shëndetësore, ka dhënë detaje për klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili konfirmoi se 20 vjeçari për shkak të plagëve të rënda pati ndërhyrje kirurgjike.

Tutje ai bëri të ditur se pas operimit, ai është transferuar në mjekim intensiv qëndror.

Siç tha dr. Syla, rasti i rëndë i 20 vjeçarit për trajtim, u pranua rreth orës 3.00 i mëngjesit

Komento: