20 vjeçari vdes si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë

09:51 | 23 October 2020

Vdes 20 vjeçari si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë.

Të premten rreth orës 02:00 të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident me veturë në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ku si pasojë ka humbur jetën një 20 vjeçar.

Lajmin për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po ka ndodhur një vet-aksident në fshatin Zhabar të Mitrovicës – rruga nacionale Mitrovicë – Zubin Potok”.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnatës. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një 20 vjeçar i cili ka qenë pasagjer”.

“Ndërsa lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i automjetit si dhe një pasagjer tjetër”.
Trupi i vik.timës është dërguar për obduksion në IML; ndërsa drejtuesit i është caktuar masa e ndalimit policor”.

Komento: