Rrëfimi i dhimbshëm i gruas kosovare.
Në Kosovë vetëm gjatë vitit 2019 janë privuar nga jeta pesë gra dhe një fëmijë si pasojë e dhu nës në familje, ndërsa mesatarisht çdo vit raportohen mbi një mijë raste të kësaj torture, ku viktimat më të shpeshta janë gratë.
Nga ‘Zëri i Amerikës’ në Prishtinë kanë biseduar me një grua që ka përjetuar dhu në për më shumë se njëzet vjet, ndërsa aktualisht ka ikur nga burri i saj dhe është vendosur në një shtëpi të sigurtë.
“Filloi të mi kapë flokët e të më rrah nëpër dhomë, ma kapi kokën dhe më shtypi për shtrati e nuk më lëshontë, më mbante ashtu nga pesë minuta sa vetëm shpirti që nuk më dilte prej tij.
Pastaj duke më rrahur më ka gjuajtur me bokall të kafesë në këmbë sepse nuk mund të më binte me duar meqë unë mundohesha të vetëmbrohem, ai më binte me kokën e tij në kokën time”, ka nisur rrëfimin gruaja.
Ajo ishte martuar në moshë të re me një burrë që ia kishte zgjedhur familja e saj.
Problemet në martesë kishin filluar kur burri i saj kishte nisur një lidhje jashtëmartesore.