20 vjet pas çlirmit, komandanti i KFOR-it thotë se Kosova është me ndryshe

13:35 | 11 June 2019

Kosova po e shënon 20 vjetorin e çlirimit.

KFOR-i ka mbajtur ceremoni solemne me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Komandanti i KFOR-it morën pjesë krerët e lartë të shtetit si dhe shumë ministra e zv.ministra.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Adario, tha se nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota.

Ai tha se sot kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm.

“Kur mendoj Prishtinën e vitit 1999 më kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës, por edhe ndjenjës që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatërrimtarë të luftës civile . Shumë njerëz ishin zhvendosur kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedent të Kombeve të Bashkuara një forcë e fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave. Nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota. Sot i kujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm”, tha ai, raporton EO.

Komandanti Adario shtoi se tani pas 20 vjetëve, Kosova është shumë më ndryshe. Sipas tij, ky përparim i vendit nuk ka ardhur falas.

“Si rezultat i kësaj, Kosova është vend shumë më ndryshe se 20 vjet më parë. Kosova ka përjetuar 20 vjet të paqes dhe zhvillimit. Ky përparim nuk ka ardhur falas. Gjatë këtyre 20 viteve më shumë se 200 ushtarë humbën jetën gjatë shërbimit në KFOR. Kosova është dëshmitare e zhvillimit të një shoqërie energjike. Rrugëtimi është përplot sfida dhe ende ka shumë vështirësi që duhet të tejkalohen. E kur e kthej kokën prapa, nuk shoh më njerëz duke u munduar të shpëtojnë, kokën e tyre, por shoh qytetarë të gatshëm për ta ndërtuar mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”, tha ai.

“…Ka ende shumëçka që duhet arritur. Megjithatë zhvillimet aktuale në Ballkan shënojnë rrugëtimin drejt përparimit dhe integrimit që mund ta përcjellim. Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis që mund të vie vetëm me vizion dhe përkushtim ndaj njerëzve. Gjatë këtyre muajve si komandat i KFOR-it e kam parë drejtpërdrejtë përkushtimin e Bashkësisë Ndërkombëtare për Kosovën dhe ngrohtësinë e të gjitha institucioneve”, tha Adario.

Në ceremoninë për nder të 20-vjetorit të hyrjes së KOR-it në Kosovë, audiencës me një fjalë rasti iu drejtua edhe admirali, James Fogoo.

Ai tha se përkushtimi i palëkundur i aq shumë ushtarëve, marinarëve, pjesëtarëve të forcave ajrore dhe marinësve e mposhti tiraninë dhe e çliroi Evropën.

“Javën e kaluar iu bashkova mijëra personave në plazhet e Normandisë për të përkujtuar 75-vjetorin e Ditës së Zbarkimit, ai ishte operacioni i përmasave epike. Numri i viktimave ishte i madh në të dyja anët. Sikur shumica nga ju unë kam lidhje personale me atë luftë, babai im ishte në Forcat Kanadeze, dhe zbarkoi në Normandi në korrik të vitit 1944. Përkushtimi i palëkundur i aq shumë ushtarëve, marinarëve, pjesëtarëve të forcave ajrore dhe marinësve e mposhti tiraninë dhe e çliroi Evropën. Si rezultat i tmerreve të luftës së dytë botërorë, popujt e botës u bashkuan dhe i formuan Kombet e Bashkuara. Synimi ishte krijimi i një forumi të përkushtuar dialogut dhe parandalimit të konfliktit. Në mënyrë të ngjashme traktati i Uashingtonit i vitit 1949 para 70 viteve e themeloi Organizatën e Traktatit të Atlantikut Veriore”, tha ai.

Admirali Fogoo tha se KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet.

“Ishte qershori i vitit 1999, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e themeloi Forcën për Kosovën si “prezencë ndërkombëtare të sigurisë e autorizuar për të krijuar një mjedis të sigurte për të gjithë njerëzit në Kosovë. Mund të shikojmë prapa me kënaqësi se KFOR-i e ka bërë mu këtë. KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Ai mbetet në Kosovë sot si force që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, tha ai, raporton EO.

“…Në këtë vit të shumë përvjetorëve, dëshirojë të urojë këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën dhe dëshirojë të lavdërojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me fqinjët e tyre, me bashkë evropianët dhe me të gjithë botën. Në 20-vjetorin e KFOR-it, i inkurajojë të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë, por edhe të ecim përpara”, tha Fogoo.

“…Vëmendja jonë me të drejtë është mbi sakrificën e të rënëve të KFOR-it: 213 pjesëtarë humbën jetën në betejën dhe në aktivitete jashtë betejave. Ata ishin nga pjesë të ndryshe të botës . 28 kombe të NATO-s dhe partnere. Këto gra dhe burra trima zbarkuan në Kosovë në shërbim të paqes gjatë 20 viteve të kaluara”, shtoi Fogoo.

Komento: