Kosova ndan 9 mijë euro për festimin e Ditës së Evropës.
Ndonëse Kosova nuk është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, për të festuar ditën e Evropës, pritet të shpenzojë plot 9 mijë euro.
Kjo ditë, që nuk festohet në asnjë vend tjetër të Evropës, në vendin tonë do të jetë ditë pushimi dhe do të zhvillohen aktivitete të shumëta.
Për këto aktivitete, Ministria e Integrimeve Evropiane do të hargjojë rreth 9 mijë euro.
Kjo bëhet e ditur në faqen e Ministrisë së Integrimeve Evropiane përmes një njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
“Mbulimi i aktiviteteve të MIE-së me materiale te nevojshme dhe logjistikë për datat 7,8 dhe 9 Maj 2019”, thuhet në njoftimin e MIE’së.
Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, për këtë tender kishin dorëzuar ofertat e tyre dy kompani. Në fund, fituese është shpallur “VM3 SH.P.K.”
Kontrata është dhënë më 15 prill të këtij viti, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet më 26 prill.