Të dielën do të bëhen 20 vjet nga bombardimet e NATO-s ndaj ushtrisë së Serbisë.
Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Haradinaj ka shkruar se veprimi i NATO-s para 20 viteve ndali gjenocidin ndaj popullit të Kosovës.
Sipas tij, Kosova përherë do t’i jetë mirënjohëse SHBA’së dhe shteteve të NATO-s, përcjell ORAinfo.
Publikimi i plotë i Haradinajt:
Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, sot i kam dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.