20 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe, banorët bëjnë këtë veprim sot

16:55 | 24 March 2019

Sot janë bërë 20 vjet që nga masakra në Krushën e Madhe.

E në këtë ditë, banorët e Krushës kanë dhuruar gjak.

Banorë të shumta janë mbledhur bashkë që në QKMF-në e fshatit të dhurojnë gjak për të gjithë njerëzit të cilëve do t’u nevojitet.

E i pari i këtij fshati, Selami Hoti është njëri nga banorët e kësaj ane që nuk ngurroi për të dhuruar gjak duke e ndjerë obligim ndaj të gjithë atyre që dhanë gjithçka që ne të gëzojmë lirinë tonë.

Motoja e këtij dhurimi të gjakut ishte ‘Gjaku i lirisë’.

Komento: