200 mijë euro vjedhje, reagojnë nga Teqja e Madhe: Akt makabër, ishin kursime disavjeçare për rindërtim të objektit

23:46 | 22 May 2023

Sot në Teqenë e Madhe në Gjakovë ndodhi një vjedhje masive.

Dikush theu arkën dhe dyshohet se vodhi 200 mijë euro kursime, raportim ky që është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

E lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Teqja e Madhe.

Në reagimin e tyre thuhet se ato para kanë qenë kursime disavjeçare të shehut të Teqesë dhe se do të përdoreshin për investime.

Të njëjtit kanë kërkuar zbardhjen e rastit.

“Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe. Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve, me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit. Shpresojme qe shume shpejt organet e rendit dhe te drejtesise ta kryejne punen e tyre dhe ta zbardhin ne plotni kete rast.”, thuhet në reagim.

Komento: