22 javëshe shtatzënë, Almeda tregon barkun e rrumbullakosur!

08:11 | 26 Janar 2021

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje të fëmijës së dytë.

Në muajin dhjetor Almeda përmes një videoje të publikuar në Instagram, ka treguar se ajo dhe Tolga po presin një vajzë. Tashmë, Almeda është 22 javëshe shtatzënë dhe barku i rrumbullakosur vihet re mirë.

Aktorja së fundmi ka pozuar e ulur përpara pasqyrës. Fotografinë e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë që, Almeda Abazi-Sayisman dhe Tolgahan Sayisman janë martuar në vitin 2017, kurse, në vitin 2019 janë bërë prindër të djalit-Efehan.

Komento: