22 korriku 2010, Osmani: Momenti i dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

14:10 | 22 Korrik 2026
22-korriku-2010,-osmani:-momenti-i-deshtimit-te-serbise-ne-gjykaten-nderkombetare-te-drejtesise

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e opinionit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e ka kujtuar si momentin e dështimit të Serbisë.

Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuan për këtë rezultat historik.

“Momenti i dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

22 Korrik 2010, Hagë.

Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam bashkë për këtë rezultat historik për Republikën tonë.”

Komento: