22 persona të shtrirë në Infektivë, a ka raste me Gripin e Derrit?

19:12 | 24 February 2019

Në infektivë janë duke u trajtuar 22 raste me grip.

22 persona janë duke u trajtuar nga gripi sezonal, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

I njëjti është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në kuadër të mjekimit intensiv të klinikës, kështu ka thënë për lajmi.net Hamdi Ramadani, drejtori i Klinikës Infektive.

“Neve në Klinikën infektive kemi pranuar një mori rasteve me tablo klinike të Influencës ose gripit sezonal. Janë duke u trajtuar 22 raste me këto simptome dhe shenja si dhe analiza laboratorike pozitive në drejtim të gripit. Edhe të dhënat virologjike në pjesën dërmuese kanë treguar ose verifiukuar inekci A ose Virusin A H , të influencës ose gripit sezonal. Ecuria e këtyre rasteve është në përmirësim ndërsa një i sëmurë është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në kuadër të mjekimit intensiv të klinikës”, ka thënë Ramadani.

Ramadani po ashtu ka njoftuar se gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, për trajtim në këtë klinikë janë pranuar mbi 100 raste të sëmurë, ndërsa për trajtim ambulantor ishin mbi 16o pacientë.

“Për 2 muaj, Janar- Shkurt 2019, kemi pranuar për trajtim, pra të hospitalizuar në klinikë mbi 100 të sëmurë ndërsa për trajtim ambulantor ishin mbi 16o raste ose pacientë. Është referuar terapia ambulantore dhe rikontrrollë- monitorim të rasteve edhe për disa ditë”, ka thënë tutje Ramadani.

Ai ka shtuar se nuk ka të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nëse ka ndonjë rast të verifikuar me Gripin e Derrit.

Komento: