22 raste të reja me koronavirus në Vushtrri, kryeari bën apel për kujdes

22:35 | 14 Qershor 2020

Janë konfirmuar 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me konfirmimin e 22 rasteve të reja me Covid-19.

Ai ka theksuar se e shqetëson tepër shumë numri i madh i infektimeve brenda të të njëjtës familje.

“Kam kërkuar nga MPB rritjen e numrit të policëve në Stacionin e Policisë në Vushtrri për të rritur mbikëqyrjen e personave në vetizolim. Kemi kërkuar nga MSH po ashtu rritjen e personelit shëndetësor në QKMF dhe nga drejtoritë tjera kam dërguar personel shtesë në inspektoratin sanitar”.

“Toleranca është 0 për bizneset që nuk respektojnë masat. Për fat të mirë, pak qytetarë kemi pasur të infektuar në bizneset e Vushtrrisë. Numri më i madh i infektimeve po ndodhë brenda familjeve për shkak të vizitave familjare. Tashmë është konfirmuar që ndejat në fund të Ramazanit dhe vizitat për Bajram e kanë rritur numrin e rasteve. Numri po vazhdon me u rritë sepse po vazhdojnë vizitat”.

Komento: