
Pak javë më parë ndodhi një ngjarje mjaftë tronditëse.
Më 1 tetor në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Besi të Prishtinës u gjet ka humbur jetën Blerta Osmani, 22-vjeçare.
Ajo dyshohet se ia mori jetën vetës, por motivet e këtij akti nuk dihen ende.
Në kuadër të hetimeve policia e Kosovës ka arrestuar babainë dhe vëllanë e të ndjerës.
Dyshohet se vajzën e tyre ata e kanë nxitur të kryej këtë akt.
E marta e 1 tetorit ishte dita e fundit e jetës për Blerta Osmanin, 22-vjeçaren nga fshati Besi e Prishtinës.
Ajo u gjet e shtrirë në oborrin e shtëpisë gjatë orëve të para të mbrëmjes.
Në pjesën e kokës ajo ka pasur një të qëlluar, vrima e të cilit nuk ka qenë dalëse.
Por, si erdhi deri tek shkrepja e mjetit të zjarrit, ende nuk po e di askush.
Gati dy muaj pas kësaj tragjedie, policia e Kosovës e ka prangosur babain e tashmë të ndjerës si dhe vëllanë e saj.
Ata po dyshohet se kanë kryer disa vepra penale – vdekje e dyshuar, shtytje në marrje të jetës, manipulim me prova.
Këta dy persona tashmë janë në ndalim prej 48 orëve. Prokuroria për të njëjtit në bazë të provave të siguruara po kërkon një muaj ndalim për të njëjtit.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë nga Prokuroria e Shtetit.
“Prokuroria Themelore e Prishtinës në bazë të gjetjeve do të kërkojë një muaj ndalim për dy personat e ndaluar. Seanca dëgjimore për ta, do të mbahet së shpejti”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
Me rastin tashmë është duke u marrë edhe policia e Kosovës.
“Fsh. Besi, Prishtinë (NN) 01.10.2019 – 19:50. Lidhur me rastin me datën 26.11.2019 janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj babë e djalë të i cili dyshohet se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, kanë deklaruar nga policia.
Por cila është historia e familjes së Blerta Osmanit.
Në muajin tetor të këtij viti kishte qëndruar në fshatin Besi. Fqinjët, nuk kishin fjalë të mira për familjen e tashmë të ndjerës.
Me disa nga ta, familja Osmani, kohë më parë kishte pasur edhe probleme.
Por si vajzë të qetë dhe të urtë ishte përshkruar 22-vjecarja tashmë e ndjerë. E babai i tashmë të ndjerës i cili tash gjendet në burg, në tetor, gjatë muajit tetor kishte deklaruar se nuk i dinë rrethanat e vdekjes së vajzës.
Megjithëkëtë, ai kishte hedhur dyshime se vajzën mund t’ia ketë privuar nga jeta dikush.
“Nuk po di asgjë. Qysh ka ardhur deri te kjo punë për besë nuk e di. Unë nuk po besoj që çika jem ia ka marrë jetën vetës. Dikush i ka ba diçka”, i tha Gazetës, babai i së ndjerës.
E vajza e dytë e familjes Osmani nga Besia e Prishtinës, sipas familjes nuk kishte pasur probleme me askënd.