22-vjeçari shqiptar theret me thikë në një klub nate

11:37 | 12 Shkurt 2023

Një 22-vjeçar shqiptar theret me thikë në një klub të natës.

Një 22-vjeçar është therur me thikë në orët e mëngjesit të së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur në jashtë një klubi të natës në Artemisa, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv

I riu shqiptar kishte pasur përleshje me tre persona, kur papritur njëri nga ta e kishte nxjerr thikën dhe e kishte therur.

Ndërkohë autorët me veturën e tyre kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima i ka ndjekur ata me veturë, deri në një kryqëzim ku edhe e ka humbur kontrollin duke u përplasur me një farmaci.

Sipas mediave greke, 22-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa Policia po heton për arrestimin e tre autorëve.

Komento: