220 vendvotime rinumërohen, 40 në proces dhe refuzohen mbi 16 mijë zarfe me vota jashtë vendit

13:24 | 25 Shkurt 2021

Rinumërohen 220 vendvotime, 40 në proces dhe refuzohen mbi 16 mijë zarfe me vota jashtë vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Burim Ahmetaj nga Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka thënë se momentalisht në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve janë duke u marr me verifikimin e pakove me votat nga jashtë vendit dhe me procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve, shkruan Gazeta Express.
“Deri në këto momente janë rinumëruar 220 vendvotime. Në proces janë 40 vendvotime duke u numëruar e që në total janë 260. I kemi shtuar kapacitet dhe janë 40 njësi ku po numërohen këto vota”, ka thënë ai.

Për sa i përket procesit të verifikimit të pakove me vota nga diaspora, Ahmetaj tha se janë refuzuar mbi 16 mijë zare me vota jashtë vendit.

“Deri në këto momente nga 34 mijë e 002 pako të hapura, të aprovuara janë 41 mijë e 280 zarfe, që janë me fletëvotime, ndërsa i kemi 16 mijë e 288 që nuk e kanë statusin e votës së aprovuar. Janë trajtuar gjithsej 57 mijë e 568 zarfe me fletëvotime nga të dy kategoritë”, ka thënë me tutje ai.

Komento: