23 të vdekur dhe 659 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

18:04 | 06 December 2020

23 vdekje të reja nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

23 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga 1715 testime, kanë rezultuar pozitivë me 659 persona. Tutje, autoritetet njoftojnë se janë shëruar 774 pacientë.

Vendet më të prekura me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë Shkupi, Kumanova, Dibra, Shtipi e të tjera.

Komento: