23 vjeҫari i dha fund jetës në Dubravë, dalin detaje të reja rreth rastit

18:46 | 06 September 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në Dubravë.

Një person është gjetur mbrëmë i varur në grilat prapa derës së dhomës së qelisë së tij në Dubravë.

Bëhet fjalë për personon me inicialet F. I.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për këtë rast janë suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e F. I, SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë”, thuhet në komunikatë.

23-vjeçari ka qenë në vuajtje të dënimit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Komento: