23-vjeçari grabit nën kërcenimin e thikës një të mitur në Prishtinë, i merr zinxhirin e arit 1900 €

10:04 | 21 Gusht 2025

Grabitjet nën kërcënimin e armëve të ftohta po vazhdojnë të jenë shqetësim në vend, ku shpesh viktima të këtyre rasteve bëhen edhe të miturit. Një ngjarje e tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në kryeqytet, ku një i mitur është grabitur nën kërcënimin e thikës.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është një 15-vjeçar, i cili derisa po lëvizte në atë zonë, u ndal për të përshëndetur një të njohur. Në atë moment, personi i dyshuar Elbarim Rama, rreth 23-vjeçar, duke e kërcënuar me thikë, ia mori nga dora një zinxhir ari me vlerë 1,900 euro.

Rasti është denoncuar në polici nga i mituri në prani të nënës së tij, ndërsa me udhëzim të Prokurores së Krimeve të Rënda, është iniciuar si “Grabitje”.

Hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Komento: