24 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

08:58 | 17 Dhjetor 2020

131 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 24 prej tyre në gjendje të rëndë.

131 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Katër prej këtyre pacientëve janë në Respirator (CPAP), 94 të tjerë janë në Oksigjenoterapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Tutje u shtua se gjatë ditës së djeshme në këtë spital pati një lindje edhe se foshnja e posalindur është i gjinisë mashkullore.

“224 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,167 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione”.

Komento: