
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur të dënojë Valon Aliun me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli.
Sipas komunikatës për media, me datë 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën Erona Cokli me të cilën ka bashkëjetuar, ashtu që fillimisht në ditën kritike, rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për t`ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas 40 minutave kthehet pa fëmijë në QPS, ku fillimisht bisedon me zyrtaren Q.Z., pastaj del jashtë ku në një lokal pret dhe rreth orës 14:40 minuta vërejnë të ndjerën E.C., me vëllain e saj D.C., pastaj para tyre hynë në zyrën e QPS-së dhe posa aty mbërrin e ndjera së bashku me vëllain e saj, pas një fjalosje të shkurtër, nxjerrë nga brezi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T” të ndjerën E.
Rrjedhimisht, sipas Gjykatës fillimisht me një të shtënë e godet në kraharorë, pastaj me dashje ta privon nga jeta shtënë edhe në të dëmtuarin D.C., të cilin e godet në krahun e djathtë pasi i dëmtuari duke mbledhur krahët instinktivisht është tkurr, pastaj derisa e ndjera E. Fillon të largohet në drejtim të dritareve e godet edhe një herë në gjoks dhe në fund e godet në anën e majtë të kokës 3cm mbi laprën e veshit, për pasojë e ndjera ndërron jetë në vendin e ngjarjes.
Në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi Pistoletën e tipit “ZORAKI M 2906-T” , cal. 9mm PAK me një karikator të zbrazur e cila më 12 prill 2024, iu është konfiskuar nga policia.
Më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së qendrës për punë sociale në Ferizaj, pasi vret të ndjerën E.C., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, seriozisht me përdorimin e armës e kanos të dëmtuarën Q.Z., duke ia vendos armën në ballë dhe i drejtohet me fjalët “shuaj se të gjuj edhe ty”.
Konform nenin 366 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa eparaburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të
shqiptuar në aktgjykim.Konform nenit 366 paragrafi 3 të KPRK-së, konfiskohet në mënyrë të përhershme arma siç përshkruhet në aktakuzë.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.