24-vjetori i zhdukjes së Ukshin Hotit, Osmani: E kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të tij dhe për drejtësi

18:33 | 16 Maj 2024
24-vjetori-i-zhdukjes-se-ukshin-hotit,-osmani:-e-kemi-obligim-angazhimin-per-zbardhjen-e-fatit-te-tij-dhe-per-drejtesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e shënimit të 25-vjetorit të zhdukjes së filozofit dhe intelektualit, Ukshin Hoti, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Osmani ka thënë se emri i Hotit në listat e personave të zhdukur me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Prej 25-vjetësh, emri i intelektualit e atdhetarit Ukshin Hoti mbetet në listat e personave të zhdukur me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Më 16 maj 1999, ai u lirua nga burgu i Dubravës, porse nga ajo ditë, fati i tij, njësoj sikurse edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë mbetet peng i politikave të vazhdueshme të Serbisë, e cila fle mbi varreza masive.

“Ku është Ukshin Hoti?!”, ende tingëllon si thirrje për zbardhjen e fatit të intelektualit e veprimtarit, i cili angazhimin për Republikë e pati kauzë jetësore. Kosova tashmë është Republikë ndaj e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe për drejtësi”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Osmani ka thënë se janë të përkushtuar që krahas me zbardhjen e fatit të tij, ta vendosim drejtësinë në mënyrë që historia të mos na përsëritet.

Komento: