25 mijë euro ndan Komuna e Prishtinë ndihmë për ngrohje për 100 familje

12:11 | 03 November 2022

Komuna e Prishtinës ndan 25 mijë euro ndihmë për ngrohje për 100 familje.

Komuna e Prishtinës ka ndarë 25 mijë euro ndihmë për ngrohje për 100 familje.

Kjo është bërë e ditur nga drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti.

“DMS ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, që dimrin ta përballojnë më lehtë. Në këtë kohë të infalcionit Komuna e Prishtinës dhe njëherë po dëshmon që është me qytetarët e saj, e veçanërisht atyre në nevojë! Sot nënshkrova vendimin për ndarjen e 25 mijë eurove(25000) për 100 familje, raste sociale dhe të komuniteteve”, ka shkruar ajo.

Komento: