Koronavirusi ka prekur tashmë gjithë botën.
Gjithsej 2,510,159 raste të infektuara me virusin pandemik janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas platformës “Ëorldometer”, e cila përpunon shifrat lidhur me pandeminë në kohë reale.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 787,960 pacient në total deri më tani. Pas SHBA-ve radhiten Spanja me 204,178 të diagnostikuar me Covid-19, Italia me 181,228, Franca me 155,383, Gjermania me 147,103 dhe Britania me 124,743 të infektuar.
Ndërkohë, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar gjithsej 82,758 raste.
Vendet e tjera me mbi 10 mijë të infektuar janë si në vijim:
Turqia (90.980), Irani (84.802), Rusia (52.763), Belgjika (40.956), Brazili (40.814), Kanadaja (36.831), Holanda (34.134), Zvicra (28.063), Portugalia (20.863), India (18.658), Peruja (16.325), Irlanda (15.652), Austria (14.873), Suedia (14.777), Izraeli (13.883), Japonia (11.847), Koreja e Jugut (10.683), Kili (10.507), Arabia Saudite (10.484) dhe Ekuadori (10.128)”.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Ëuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 171.693 njerëzve deri më tani, ndërsa 658.114 njerëz janë shëruar prej tij.