25 pacientë janë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

11:25 | 02 Shtator 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë Kosovën.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës aktualisht janë të hospitalizuar 42 pacientë me Covid-19.

Spitali ka njoftuar se prej tyre 28 janë pozitiv me koronavirus, ndërsa 8 pacientë janë të negativizuar.

Në njoftim bëhët e ditur se 25 pacientë të sëmurë po trajtohen me oksigjeno terapi. Spitali iu ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet dhe masat për të parandaluar virusin.

Komento: