25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

18:43 | 24 Korrik 2021

Konfirmohet 25 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë në raportin 24-orësh njofton se janë kryer 4.063 testime ,nga të cilat 25 persona kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 7 qytetarë.

Numri total i të shëruarve është 120.125 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa numri aktiv i pacientëve me COVID-19 është 272.

Komento: