
Sot, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut, është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar, konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me urdhër të Prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, përfundoi Zahiti.