25-vjeçarit kosovar humbi jetën në Suedi, këto janë fjalët prekëse të fejuarës së tij

20:36 | 28 Janar 2020

Një 25 vjeҫar humbi jetën në Suedi, rast ky i cili ishte shumë tronditës.

Mbrëmjen e së hënës në Kristianstad të Suedisë, policia u njoftua nga qytetarët për të shtëna me mjete zjarri.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, aty u gjet i plagosur një person i cili u dërgua menjëherë në spital.

Viktima Benjamin Azemi nga Mitrovica, vdiq në spital pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra.

E fejuara e tij, Ardita, me të marrë lajmin ka postuar një fotografi të tij në llogarinë “Instagram”.

“Inshallah në xhenet engjëlli jem, të Allahut jemi te ai kthehemi më mungon shumë. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

25-vjeçari nga Mitrovica kishte punuar në kompaninë e sigurimeve Avarn, por në kohën kur u qëllua për vdekje, nuk ishte në detyrë.

Komento: