Një shofer 25-vjeçar nga Ferizaj ka mbetur pa patent-shoferë deri në vitin 2047.
Atij i është konfiskuar patenta e shoferit për 23 vite nga një njësi e Policisë së Kosovës.
Gjoba, e cila është shqiptuar më 1 nëntor të këtij viti, dëshmon se shoferit i është konfiskuar edhe automjeti.
Rasti nuk është prceduar për në gjykatë.
Shoferit, sipas vendimit për kundërvajtje, i janë hequr pesë pikë negative.
I njëjti dyshohet se ka grumbulluar një numër të madh të kundërvajtjeve të shkaktuara në komunikacion.