25 vjeçarja nga Kosova vdes në aksident trafiku në Zvicër

12:18 | 30 Korrik 2022

24 vjeçarja nga Tërpeza, Donika Bajrami, ka vdekur në një aksident trafiku në Zvicër.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

Varrimi i të ndjerës nuk është caktuar ende.

“Njoftojmë të afërmit, miqtë e dashamirët që pas një aksidenti të rëndë sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë vajza, motra jonë, Donika Bajrami.

Për varrimin e të ndjerës ju njoftojmë më vonë” ka shkruar në facebook një familjare e viktimës.

Nuk është bërë akoma e ditur nëse nga aksidenti në fjalë ka të lënduar apo viktima të tjera.

Komento: