25 vjet nga bombardimet e NATO-s, Osmani: Përjetësisht falënderuese

09:33 | 24 Mars 2024
25-vjet-nga-bombardimet-e-nato-s,-osmani:-perjetesisht-falenderuese

Janë mbushur 25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

Këtë datë të rëndësishme e kujtoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani u shpreh përjetësisht falënderuese ndaj NATO-s.

“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO!”, tha ajo.

Komento: