25 vjetori i Betejës së Koshares, Abdixhiku: Sot kujtojmë të 113 heronjtë dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë

14:03 | 09 Prill 2024
25-vjetori-i-betejes-se-koshares,-abdixhiku:-sot-kujtojme-te-113-heronjte-dhe-sakrificen-e-tyre-mbi-altarin-e-lirise

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 25 vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët.

Bashkë me zyrtarë të tjerë të LDK’së, Abdixhiku ka bërë homazhe, derisa ka thënë se sot kujtojmë të 113 heronjtë e Koshares dhe sakrificën e tyre mbi altarin e lirisë.

“Një çerek shekulli nga beteja e madhe e Koshares. Sot, me të gjallët triumfalistë, nderuam të rënët e përjetësisë. 25 vite më parë, në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare, nisën betejën e thyerjes së kufirit shqiptar. Me këtë akt, ata nisën dhe një ndër përballjet më të lavdishme shqiptare të shekullit të 20-të. Akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë. Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Abndixhiku.

Komento: