25 vjetori i Betejës së Koshares, Krasniqi: Një prej fitoreve më të mëdha të UÇK-së

13:33 | 09 Prill 2024
25-vjetori-i-betejes-se-koshares,-krasniqi:-nje-prej-fitoreve-me-te-medha-te-uck-se

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 25 vjetorin e betejës së Koshares ka thënë se në historinë e luftës tonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së.

“Sot, mbushet një çerek shekulli qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, duke i dhënë luftës çlirimtare një frymë e një jehonë tjetër që do të frymëzonte zemrat e çdo shqiptari të etur për liri. Beteja e Koshares, në historinë e luftës sonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë. Lavdi dëshmorëve të Koshares! Respekt dhe mirënjohje e përheshme veteranëve!”, ka shkruar Krasniqi.

Komento: