26 vjeҫarja humbi jetën në aksident, djali i saj 3 vjeҫ përfundoi në këtë gjendje

12:24 | 31 March 2019

Një rast mjaftë i rëndë ndodhi të premtën në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

Atë ditë humbi jetën nëna me inicialet M.A 26 vjeçare në një aksident të rëndë trafiku.

I lënduar ka mbetur edhe djali i saj 3 vjeçar. Po ashtu javën që e lam pas jetën në aksidente e kanë humbur edhe dy burra njëri në Klinë e tjetri në Pejë, aksidentet e ndara kanë ndodhur me traktor.

Kështu nga java e kaluar ku numri i atyre që humbën jetën në komunikavion brenda këtij viti në Kosovë ishte 22, tani ka shkuar në 25 persona.

Aksident i rëndë ndodhi ditë më parë në Duhël të Suharekës, tre të rinj, 20, 21 dhe 23 vjeç humbën jetën në vendin e ngjarjes. Mbet i lënduar edhe një person tjetër, i njejti është jashtë rrezikut për jetë.

Komento: