26 vjetori i bombardimeve të NATO’s, Abdixhiku citon Rugovën: Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA

11:08 | 24 March 2025
26-vjetori-i-bombardimeve-te-nato’s,-abdixhiku-citon-rugoven:-kosova-shtet-i-pavarur-e-sovran,-i-anetaresuar-ne-nato-e-be-dhe-me-miqesi-te-perhershme-me-shba

Në 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s, kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo ditë na kujton momentumin e ri të Kosovës në përpjekjen e saj shekullore për liri.

“24 marsi i vitit 1999, na kujton momentumin e ri të Kosovës në përpjekjen e saj shekullore për liri, e po ashtu dhe përfundimin e vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë. Kjo datë e intervenimit ushtarak të NATO-s shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri, i cili hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit.”

Abdixhiku ka shtuar se qytetarët e Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat, që përmes NATO-s dhanë shpresën, që populli e priti me vite.

“Këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë, sepse 24 marsi i vitit 1999 është fundament i lirisë, e shtetësisë sonë. Mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon. Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqëruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë.”

Abdixhiku ka cituar Rugovën që thoshte: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA”.

“Dhe, përtej intervenimit ushtarak kundër regjimit gjenocidialt ë Serbisë, 24 marsi është datë e lindjes së një aleance të re, e njëlidhje të natyrshme bindjesh dhe jo interesash –  aspiratat ndaj të cilës, populli i Kosovë i kishte shprehur, i shprehë dhe do t’i shprehë në vazhdimësi. Në fjalë të Presidentit Rugova, “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA” ishte më shumë se qëllim; ishte udhërrëfim. Këtë udhërrëfim e ndjekim sot dhe ne. Jemi përjetësisht mirënjohës!”

Komento:
loading