26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, Abdixhiku përkujton sakrificën e familjes Jashari

10:33 | 05 Mars 2024
26-vjetori-i-epopese-se-uck-se,-abdixhiku-perkujton-sakrificen-e-familjes-jashari

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sakrificën e familjes Jashari, në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, shënojnë ngjarjen më kulminante në luftën e Kosovës për liri e çlirim; “sakrificën sublime të Familjes Jashari e me këtë dhe fillimin e fundit të përpjekjes sonë shekullore për liri”.

“Flijimi i familjes Jashari në altarin e lirisë, ishte sakrificë ultime e gdhendur në mendjen e mësuesit Shaban Jasharit, të Komandantit legjendar Adem Jashari e të Hamëz Jasharit. Ata zgjodhëm lirinë prandaj dhe morrën përjetësinë.

Rënia heroike e tyre, përballë forcave ushtarake e paraushtarake të Serbisë, ishte kushtrim për një popull të tërë. Ishte këmbanë për luftën dhe përpjekjen tonë kolektive drejt lirisë, e për aleancat e ardhshme që do të rreshtoheshin me idealin e tyre e tonin pa dallim”, ka thënë Abdixhiku.

Komento: