26-vjetori i masakr*ës në Abri të Epërme, Nura: Përkujtojmë tmerrin serb mbi shqiptarët e pafajshëm dhe të pambrojtur

15:32 | 26 Shtator 2024
26-vjetori-i-masakr*es-ne-abri-te-eperme,-nura:-perkujtojme-tmerrin-serb-mbi-shqiptaret-e-pafajshem-dhe-te-pambrojtur

Në 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë së Epërme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza kanë bërë homazhe tek Kompleksi i Martirëve në Abri të Epërme të Drenasit.

Së bashku me Nurën e Hamzën për të bërë homazhe ishin edhe deputetë, familjarë e qytetarë tjerë.

Nura ka thënë se me respektin më të lartë sot përkujtojnë të rënët për liri.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura duke bërë homazhe

“Me respektin më të lartë, sot përkujtojmë të vrarët e Masakrës së Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26 vjetorin e tmerrit serb mbi shqiptarët e pafajshëm dhe të pambrojtur. Lavdi për jetë e mot jetëve të humbura në Masakrën e Abrisë së Epërme! I përjetshëm qoftë kujtimi Diturijen e vogël!”, ka thënë Nura.

Kujtojmë që Diturije Deliu ishte vetëm tre muajshe kur u ekzekutua nga forcat serbe, 26 vjet më parë.

 

 

 

Komento: